Ramadani: Rinumërimi i votave dëshmoi avullimin e votave

Aktuale

Ramadani: Rinumërimi i votave dëshmoi avullimin e votave

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 10:16
Burim Ramadani

Zëvendësministri në detyrë i Mbrojtjes Burim Ramadani ka thënë sot se rinumërimi i votave nga KQZ po dëshmon “avullimin” e votave të tij, për të cilat kishte raportuar ditë më parë.

Ramadani në një postim në Facebook ka shkruar se nga rinumërimi i votave në një vendvotim në gjimnazin “Jeta e Re” në Suharekë ka dalë se i ka 59 vota, dhe jo zero sa ishte shënuar më parë.

Postimi:

“Vullneti i qytetarëve vihet në vend.

U shkrua 0 vota, dolën 59 vota.

Dua të falënderoj KQZ-në për vendimmarrjen që, ndër të tjera, të rinumërohet vendvotimi 2401A, Dhoma Nr.2, në Gjimnazin ‘Jeta e Re’ në Suharekë.

Të dhënat që publikova pak ditë më parë për ‘avullimin’ e votave dolën të sakta. Madje, nuk ishin 58, por 59 vota sipas rinumërimit, derisa në vendvotimin e kishin bërë 0 (zero) vota.

Unë asnjëherë, bash asnjëherë, nuk flas pa fakte dhe pa qenë 100% i sigurt për atë që e them.

Më vjen keq prej qytetarëve, familjarëve, miqve dhe mbështetësve që u shqetësuan dhe u nervozuan nga denoncimi publik që bëra. U bënë nervoz sepse besuan që kjo nuk mund të përmirësohet.

Por, isha i sigurt se do përmirësohet dhe ndodhi kështu!

Unë besoj në sistem. Unë besoj në të drejtën.

Falënderoj qytetarët e Suharekës për mbështetjen e plotë”, ka shkruar ai.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat