Nga 13 e 491 vota të Diaspores, ja sa vota fituan partitë politike

Aktuale

Nga 13 e 491 vota të Diaspores, ja sa vota fituan partitë politike

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 11:00
Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate

(E plotësuar) -  Ka përfunduar numërimi i votave të ardhura nga mërgata.

Sipas rezultateve të numërimit, është Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit ajo e cila ka fituar më së shumti vota nga ana e mërgimtarëve.

LVV ka fituar 53% apo 7033 vota gjithësej.

Nga 13.491 vota LDK 2158 vota, PDK 2139 vota, AAK-PSD 555 vota, kurse PSD-AKR 916 vota. 

Image

Përfundon numërimi i votave të ardhura nga jashtë Kosovës, kështu renditen partitë politike

Para pak çastesh në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i votave të diasporës.

Diaspora ka votuar më së shumti për Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e 6 tetorit.

Këto janë rezultatet ende jo përfundimtare:

VV – 6.850 vota,
LDK – 2.138,
PDK – 2.103,
Koalicioni Nisma-AKR-PD – 891 dhe
Koalicioni AAK-PSD – 550 vota.

***

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave për subjektet politike të ardhura me postë nga jashtë Kosovës.

Është paralajmëruar që pas pak do të përditësohet numri përfundimtar i votave që subjektet politike kanë marrë nga diaspora.

Image

Numërohen mbi 12 mijë vota të mërgatës, VV thellon epërsinë

Thuajse ka përfunduar numërimi i votave të mërgatës në Qendrën e Numërimeve dhe Rezultateve.

Nga 13 mijë e 491 vota sa do të numërohen gjithsej,, tani janë numëruar mbi 12 mijë.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prij me 6341 vota. LDK ndodhet e dyta me 2034 vota ndërsa PDK’ja ka 1928 vota.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka 826 vota, AAK-PSD ka 541 vota.

Numërohen 82% të votave nga Diaspora, kështu renditen partitë politike

Përpos që doli partia fituese e votave të rregullta në vend, vetëvendosje bindshëm po del të jetë partia fituese edhe e votave të diasporës.

Në QNR ku edhe po vazhdon numërimi i këtyre votave bëhet e qartë se në shumicën e votimeve të kosovarëve që jetojnë jashtë Kosovës, VV është e para.

Në vendvotimin 019/006, Lëvizje Vetëvendosje mori 120 vota, LDK 19, Nisma-AKR, 11, AAK-PSD pesë vota, PDK 20 vota.

Kurse në vendvotimin 019/003, Lëvizja vetëvendosje mori 126 vota, LDK 17, Nisma-AKR 18 vota, PDK 14 vota, AAK-PSD dy votë.

Në numrin e vendovtimit 019/002, Vetëvendosje mori 110 vota, LDK 30 vota, Nisma-AKR 013 vota, AAK-PSD pesë vota, PDK 14 vota.

Në vendnumërimin 019/007 nga mërgimtarët e regjistruar në Prishtinë del që Vetëvendosje mblodhi 128 vota, LDK 25, NISMA-AKR 13, PDK shtatë vota.

***

Numërimi i votave të ardhura nga Diaspora gati sa s’ka përfunduar.

Deri në këto çaste janë numëruar gjithsej 82% të votave të ardhura nga Diaspora.

Sipas rezultateve deri të tanishme, Lëvizja Vetëvendosje i prinë votave duke pasur 5827, LDK 1892, PDK 1793, AAK 504 dhe Nisma 725.

Befasia e votave të diasporës në Prizren, Nisma mposhtë AAK-PSD-në!

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon puna për të përfunduar numërimi i të gjitha votave të ardhura nga Diaspora.

Nga votat e regjistruara në komunën e Prizrenit pati 180 fletëvotime të pranuara,177 vota të vlefshme dhe tri të pavlefshme.

Lëvizja Vetëvendosje mblodhi 95 vota, PDK 30 vota, Nisma-AKR 19 vota, LDK 18 vota.

Kurse në numrin e vendvotimeve 020/001 në Prizren ishin 175 vota të vlefshme, pesë të pavlefshme.

Në këtë pikë  Vetëvendosje mori 94 vota, LDK 27 vota, Nisma-AKR 11, PDK 22 vota, AAK-PSD vetëm dy vota.

Sipas këtyre votave befasia është se Nisma-AKR kanë një epërsi të votave nga koalicioni AAK-PSD.

Numërohen 70 përqind të votave me postë

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave me postë.

Deri më tani janë numëruar 70 përqind e votave.

Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje është duke prirë me 4904 vota, LDK 1680, PDK 1612, koalicioni AAK-PSD 477 dhe Nisma-AKR-PD 604 ka vota.

Image

***

Numërimi i votave të ardhura nga Diaspora është pothuajse në përfundim.

Deri më tani janë numëruar mbi 10 mijë vota, apo më shumë se 70% e votave, ku prinë Levizja Vetëvendosje.

Pak para përfundimit të  numërimit të votave në njërën nga tavolinat e numërimit, VV ka 128 vota, LDK 25, PDK 7, AAK 1 kurse Nisma 13.

Numërohen 9500 vota të ardhura nga jashtë Kosovës, ky është rezultati aktual

Është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura nga Diaspora.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë duke u angazhuar vazhdimisht që ky proces i numërimit të arrijë të përfundojë brenda pak orëve.

Deri më tani janë numëruar mbi 10 mijë vota, apo më shumë se 70% e votave të ardhura për partitë politike nga kosovarët që jetojnë jashtë vendit.

Nga rezultatet e mëhershme doli që Vetëvendosje mori 4 mijë e 905 vota, Lidhja Demokratike e Kosovës 1 mijë e 680 vota, Partia Demokratike e Kosovës 1 mijë e 612 vota, koalicioni Nisma –AKR ka 604 vota si dhe koalicioni AAK-PSD morën 477 vota.

Pas përfundimit të numërimit të votave të diasporës, vazhdohet me numërimin e votave me kusht dhe të votave nga personat me aftësi të kufizuara.

***

Janë numëruar më shumë se 9500 vota të ardhura nga jashtë Kosovës.

Pas numërimit të këtyre votave, Vetëvendosje prin dukshëm me 4905 vota, e ndjekur nga LDK-ja që ka marrë 1680 e PDK-ja që ka 1612.

Koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë 604 vota, ndërsa AAK-PSD kanë 477 vota deri tash.

Numërohen 40% e votave nga Diaspora, në mesnatë pritet të përfundojë i gjithë numërimi - ja kush po prin

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.

Deri më tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – gjithsej 2237.

Pason LDK me 921, PDK ka 731, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 326 vota.

Në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.

Sipas KQZ-së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.

***

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave të ardhura nga Diaspora.

Deri tani, nga 13491 vota, janë numëruar rreth 40% e tyre.

Zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi, ka thënë se po shpresojnë se sonte do të arrijnë ta përmbyllin numërimin e këtyre votave.

Ai ka thënë se pas numërimit të votave të Diasporës, do të nisë numërimi edhe i votave me kusht dhe atyre të personave me aftësi të kufizuara.

Vetëvendosje prin me votat e diasporës, ja cila është partia e dytë

Image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.

Deri më tash Lëvizja Vetëvendosje ka marrë më së shumti vota – gjithsej 2237. Pason LDK me 921, PDK ka 731, koalicioni AAK-PSD ka 350 vota dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD 326 vota.

Në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.

Sipas KQZ-së, janë mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.

Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtator deri 5 tetor 2019.

 

***

 Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke u bërë numërimi i votave me postë apo nga diaspora.

Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm në numërimin fillestar të votave nga diaspora me 653 vota nga numërimi i paradites.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), deri më tani ka arritur të mbledh 351 vota dhe renditet e dyta.

LDK-ja është e treta me 330 vota, AAK-PSD kanë 204 vota, ndërsa Nisma ka marrë 147 vota nga diaspora.

Rezultati është nga numërimi i 1 mijë e 708 votave të ardhura me postë nga diaspora.

****

Image

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve sot ka nisur procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave që kanë ardhur me postë, derisa në këtë proces nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që kanë ardhur pas afatit ligjor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka bërë të ditur se  procesi i numërimit pritet të përfundojë brenda nesër, derisa theksoi se mbi 2 mijë e 600 pako me fletëvotime nga diaspora janë refuzuar pas procesit të vlerësimit.

Elezi: Fillon procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve me postë

“Në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve, të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019. Ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës... Gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijë e 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar...Planifikojmë që numërimi i këtyre fletëvotimeve nga jashtë vendit të bëhet për një ditë e gjysmë, të paktën kështu është planifikimi”, tha Elezi.

Teksa ka njoftuar për natyrën e refuzimit të fletëvotimeve, Elezi tha se në këtë numërim të votave të diasporës nuk janë përfshirë pakot me fletëvotime që janë pranuar nga KQZ pas përfundimit të periudhës për votimit jashtë vendit.

Elezi: Në këtë numërimin nuk janë përfshirë votat që kanë ardhur pas afatit ligjor

“1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit,  204 aplikues, të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit,  62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë, 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim, dhe  561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit... Shërbimi votues i KQZ-së ka proceduar në bazë të detyrimeve që ka lidhur me votimin jashtë vendit, dhe në këtë  numërim këtu përfshihen vetëm votat që janë pranuar nga ana e KQZ para ditës së zgjedhjeve, pra nuk përfshihen edhe ato që janë pranuar pas afatit ligjor”, u shpreh Elezi.

Lidhur me pakot me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia, zëdhënësi i KQZ-së tha se aktualisht ato janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse, dhe se KQZ do të njoftojë ndërkohë.

Elezi: Zarfet e ardhura nga Serbia janë duke u hetuar

“Ju e dini se aktualisht ato zarfe apo dërgesa janë duke u hetuar nga institucionet përkatëse,  dhe për çdo gjë mund të them se do t’ju mbajmë të informuar ndërkohë“ ,theksoi zëdhënësi i KQZ-së.

Numërimi i të gjitha këtyre fletëvotimeve do të bëhet në 23 tavolina numërimi. Rezultati i këtij numërimi do të përditësohet kohë pas kohe në tabelën e QNR-së, si dhe gjithashtu formularët që plotësohen pas këtij numërimi do të skanohen dhe publikohen në ueb faqen e KQZ-së.

Ndryshe, të gjithë shtetasit e Kosovës në diasporë kanë mundur të votojnë përmes postës gjatë periudhës së votimit nga 19 shtator deri  5 tetor 2019. 

***

Në Qendrën për Numërim dhe Rezultate në këto momente ka filluar procesi i numërimit të rreth 13 mijë e 500 fletëvotimeve të cilat kanë ardhur përmes postës gjatë periudhës së votimit 19 shtator – 5 tetor 2019.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi numërimi i këtyre votave është paraparë të përfundojë nesër dhe se kohë pas kohe rezultatet do të bëhen publike në uebfaqen e KQZ-së.

Ai madje ka thënë se në këtë numërim të votave që kanë ardhur me postë nuk janë përfshirë mbi 4 mijë vota e ardhura me postë pas përfundimit të afatit ligjor.

Sipas zëdhënësit të KQZ-së ky numërim fillon pas vlerësimit që i është bërë pakove me fletëvotime që kanë ardhur gjatë periudhës së votimit përmes postës.

"Gjatë periudhës së vlerësimit janë proceduar dhe vlerësuar 16 mijë e 189 pako të supozuara me fletëvotime, prej tyre 13 mijë 491 janë aprovuar, ndërsa 2 mijë e 698 janë refuzuar. Arsyet se përse janë refuzuar rreth 2 mijë e 700 persona janë si në vazhdim: 1 mijë e 74 persona që nuk kanë aplikuar në periudhën për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, 204 aplikues të cilët janë refuzuar gjatë periudhës së aplikimit për t’u regjistruar si votues jashtë vendit, 62 persona të cilët janë dërguar pako me fletëvotime më shumë se një herë; 797 raste të tjera kur personat që nuk janë identifikuar që kanë dërguar fletëvotim dhe 561 persona që nuk e kanë dëshmuar identitetin me dokumente valide të identifikimit, pra që kanë dërguar kopje të dokumenteve me afat të skaduar”, tha Elezi.

Lidhur me pakot që kanë ardhur nga Serbia, Elezi shtoi se ato janë në proces hetimor dhe KQZ do njoftoj ndërkohë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat