MPJ: Serbia mos të manipulojë me aksionin e policisë në veri

Aktuale

MPJ: Serbia mos të manipulojë me aksionin e policisë në veri

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 12:40
Policia e Kosovës, foto arkiv

Nga ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës i kanë bërë thirrje Serbisë që mos të abuzohet me aksionin në veri.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli përmes një postimi në Facebook, ka thënë se operacioni është pjesë e përpjekjeve të Kosovës për sundim të ligjit dhe rendit.

Sipas tij, autoritetet e Beogradit duhet të bashkëpunojnë me Kosovën në këtë aspekt.

Postimi i plotë i tij:

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një operacion në veri të Kosovës për të arrestuar të dyshuarit e përfshirë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Është pjesë e përpjekjeve të Kosovës për sundim të ligjit dhe të rendit. Ne i bëjmë thirrje Serbisë që të mos abuzojë politikisht me këtë operacion, por të bashkëpunojë me agjencitë e zbatimit të ligjit të Kosovës për të zbuluar të vërtetën për vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat