Dogana shfrytëzon kohën e ndërrimit të Qeverive për avancimin e personave në pozitat menaxheriale

Aktuale

Dogana shfrytëzon kohën e ndërrimit të Qeverive për avancimin e personave në pozitat menaxheriale

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 13:51
Ramush Haradinaj

Dogana e Kosovës e udhëhequr nga Bahri Berisha po e shfrytëzon vakuumin institucional për të rehatuar persona në pozita të larta.

Para se të formohet Qeveria e re, ky institucion vital i shtetit, ka hapur konkurs të brendshëm për avancimin e stafit në pozita të larta menaxheriale.

Konkursi është shpallur sot për të paktën 7 pozita të larta menaxheriale si dhe për oficerë dogane dhe do të qëndroj i hapur 15 ditë, përkatësisht deri më datën 30 tetor.

Sa i përket pozitave menaxheriale janë shpallur vendi për një Udhëheqës të Sektorit të Përfaqësimeve, një Udhëheqës i Sektorit të Përkrahjes dhe pesë pozita Udhëheqës Departamentesh.

Përveç tyre, Dogana e Kosovës ka hapur konkurse edhe për oficerë doganorë, brenda këtij institucioni.

Përkundër se Dogana e Kosovës është institucion i pavarur i Republikës së Kosovës, ajo sikurse edhe institucionet e tjera, në vazhdimësi kanë qenë të ndikuara politikisht përmes punësimeve dhe avancimeve partiake, gjë që ngrit dyshimet për parregullësi në avancimin e stafit në këtë kohë tranzicioni.

Një sinjalizues nga ky institucion ka bërë të ditur se këto konkurse janë bërë me qëllim për të rehatuar persona në pozita para se të formohet Qeveria e re.

Ai pretendon se këto rekrutime bëhen kundërligjshëm, pasi siç bën të ditur pastruesit dhe stafi tjetër joprofesional e i pakualifikuar tashmë po i mbajnë trajnimet për tu avancuar në pozitat e oficerëve doganorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat