Presidenti takim lamtumirës me ushtruesin e shefit të EULEX-it

Aktuale

Presidenti takim lamtumirës me ushtruesin e shefit të EULEX-it

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 14:33
Pamje nga takimi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në një takim lamtumirës zëvendës-shefin e EULEX-it dhe ushtrues Detyre i shefit të Misionit të EULEX, Bernd Thran, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin e shkëlqyer me institucionet e Kosovës.

“U jam mirënjohës juve personalisht për angazhimin tuaj në misionin tonë të përbashkët të forcimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, u shpreh presidenti Thaçi, duke e falënderuar atë për punën e tij në Kosovë.

Presidenti Thaçi u shpreh se Kosova ka përfituar shumë nga bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave me ekspertët e EULEX-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat