Bedri Istrefi tregon arsyet e shkarkimit të Demir Limajt

Aktuale

Bedri Istrefi tregon arsyet e shkarkimit të Demir Limajt

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 15:06
Demir Limaj

Menaxhmenti i Telekomit të Kosovës ka shkarkuar nga puna zëvendës drejtorë dhe menaxherë të lartë në këtë kompani për shkak të performancës së dobët dhe konfliktit të interesit.

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka konfirmuar shkarkimet, duke thënë se Demir Limaj është shkarkuar për shkak se është angazhuar profesor në një prej universiteteve publike, ndërsa të tjerët për shkak të performancës së dobët.

Istrefi theksoi se kanë shkarkuar zëvendës drejtorë dhe menaxherë të lartë, por sipas tij, pritet ende që të ketë shkarkime të tjera.

Përveç Demir Limajt, të shkarkuar të tjerë janë Arsim Bilalli dhe Arben Shabani

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat