Flet Lutfi Haziri pas takimit me nënkryetarin e AAK-së

Aktuale

Flet Lutfi Haziri pas takimit me nënkryetarin e AAK-së

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:14
Lutfi Haziri

Sot është zhvilluar një takim në mes të nënkryetarit të LDK-së  Lutfi Haziri dhe atij të AAK-së Ardian Gjini.

Në një përgjigje kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka treguar se çfarë është biseduar në këtë takim.

Ai ka theksuar se arsye e këtij takimi me zotin Ardian Gjini ka qenë një program i UNICEF për fëmijët me nevoja të veçanta.

“Programi i UNICEF për fëmijët me nevoja te veçanta na ka taku përmes Drejtorit rezident për Kosovë .Gjilani dhe Gjakova janë të përfshirë në pilot programe në lëvizjen Globale të Kombeve të Bashkuara” ka thënë Haziri.

I pyetur nëse ka ndonjë ftesë të mundshme për koalicion me AAK-në, Haziri u përgjigj kështu.

“Nuk ka të bëjë, sepse ne kemi bisedime me Vetëvendosjen dhe nuk ka partner të tretë në këto bisedime”  u shpreh Haziri.

Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës ka dale partia e dytë në këto zgjedhje ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është renditur e katërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat