Ambasada e Zvicrës çmon guximin e Shyhrete Sylejmanit, inkurajon viktimat tjerë të flasin dhe të kërkojnë drejtësi

Aktuale

Ambasada e Zvicrës çmon guximin e Shyhrete Sylejmanit, inkurajon viktimat tjerë të flasin dhe të kërkojnë drejtësi

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 16:44
Shyhrete Sylejmani

Me mbështetjen e QKRMT-së, e mbijetuara e dhunës seksuale Shyhrete Tahiri – Sylejmani, të hënën dorëzoi kallëzimin penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.

Viktima foli publikisht para mediave, deri sa kërkoi drejtësi për të dhe të gjitha të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Ambasada e Zvicrës në Kosovë, përmes një postimi të bërë në faqen zyrtare Facebook, ka mbështetur Shyhretën dhe ka vlerësuar guximin e saj të jashtëzakonshëm që të flas publikisht.

“Zonja Shyrete Tahiri Sylimani, një nga viktimat e shumta të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka pasur guxim të jashtëzakonshëm të dalë dhe të flasë publikisht për çështjen e saj. Ka shumë që nuk guxojnë të dalin përpara dhe të flasin për këtë për shkak të stigmës që vazhdon të mbizotërojë ndaj viktimave të dhunës seksuale në konflikt”, shkruan ambasada.

Tutje thuhet se një shoqëri dhe mbështetje më e durueshme e familjeve është thelbësore për t’iu dhënë mundësi atyre personave që të paraqiten me tregimet e tyre, të ndajnë barrën që mbajnë për 20 vjet dhe të njihen si viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat