Reagoi për një fotografi me flamurin shqiptar, Ambasada britanike i përgjigjet Aleksandar Vuçiqit

Aktuale

Reagoi për një fotografi me flamurin shqiptar, Ambasada britanike i përgjigjet Aleksandar Vuçiqit

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:11
Pamje nga takimi

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka dalë me një deklaratë pas reagimit rreth një fotografie të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti serb kishte reaguar për një fotografi në të cilën shihen ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ajo çfarë e kishte penguar presidentin serb kishte qenë flamuri shqiptar në prapavijë.

Image

“Pyetje për ambasadorin e Britanisë së Madhe:

Në cilat zgjedhje dhe shtet ka fituar Kurti dhe partia e tij, dhe flamuri i cilit shtet është ai pranë të cilit Ekselenca juaj jeni fotografuar me Kurtin? Do të vazhdojë t’iu pyes derisa të marrë përgjigje”, ka shkruar në Twitter presidenti serb.

Dhe lidhur me këtë, Ambasada e Britanisë së Madhe është përgjigjur: “Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat