Nëse NISMA e kalon pragun, këta do të jenë 6 deputetët e saj

Aktuale

Nëse NISMA e kalon pragun, këta do të jenë 6 deputetët e saj

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 17:41
Fatmir Limaj

Media të caktuara mbrëmë raportuan se koalicioni Nisma-AKR-PD ka marrë votat e mjaftueshme për të kaluar pragun zgjedhor prej 5%.

Nëse edhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmon kalimin e pragut të NISMA-s, atëherë kjo parti fiton 6 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Media nga burime brenda NISMA-s së Limajt mëson se kandidatët që do ta kalojnë pragun janë: Fatmir Limaj, Behgjet Pacolli, Vesel Krasniqi, Haxhi Shala, Albulena Balaj dhe Arbresha Krasniqi.

Nëse eventualisht partia e tyre bëhet pjesë e qeverisë dhe ndonjëri “reahatohet” në ndonjë post ministror, atëherë në rend të pritjes nga NISMA janë kandidatët, Zafir Berisha, Endri Shala e Bilall Sherifi.

Media ka kontaktuar sot gjatë ditës me ish-deputetë të NISMA-s për t’i pyetur nëse partia e tyre e ka kaluar pragun.

Ndërsa Enver Hoti ka thënë se do t’i presin rezultatet zyrtare nga KQZ-ja, Zafir Berisha në anën tjetër ka shprehur bindjen se partia e tij do t’i fitojë votat që të bëhen pjesë e Kuvendit të Kosovës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat