Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

Aktuale

Albin Kurti në Tiranë, për të festuar fitoren në zgjedhjet e Kosovës

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 18:42
Albin Kurti

Edhe pse rezultati i zgjedhjeve në Kosovë nuk është zyrtarizuar, Albin Kurti pritet të jetë kryeministri i ri i vendit.

Lëvizja Vetëvendosje u rendit forcë e parë politike në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit dhe këtë fitore Albin Kurti ka vendosur që ta festojë edhe në Tiranë.

Qendra e Vetëvendosjes në Tiranë njofton se Albin Kurti do të jetë dielën e 20 tetorit në kryeqytetin e Shqipërisë, në orën 19:00, pranë pedonales në qendër, ku do të mbajë edhe një fjalim përpara të pranishmëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat