Konjufca: Askush nuk mund ta pengojë koalicionin VV-LDK, përfshirë edhe presidentin Thaçi

Aktuale

Konjufca: Askush nuk mund ta pengojë koalicionin VV-LDK, përfshirë edhe presidentin Thaçi

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 21:40
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i ftuar në emisionin Pressing, ka thënë se koalicionin VV-LDK nuk mund ta pengojë askush, përfshirë edhe presidentin Thaçi.

“Koalicionin VV-LDK nuk mundet me sfidu askush pervec LDK’së, as presidenti Thaçi nuk mundet me e sfidu këtë koalicion qeverisës”, është shprehur Konjufca.

Megjithatë, Konjufca beson që vetëm LDK’ja e ka pushtetin me e sfidu këtë koalicion edhe pse partitë janë pajtuar paraprakisht.

“Vetëm LDK e ka pushtetin ta sfidojë koalicionin qeverisës VV-LDK, megjithatë ne jemi pajtuar që partia fituese e merr kryeministrin dhe gjithçka është e qartë”, ka thënë Konjufca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat