Kjo është milionerja e PDK-së, që pritet të jetë deputete

Aktuale

Kjo është milionerja e PDK-së, që pritet të jetë deputete

Nga: H.O. Më: 16 tetor 2019 Në ora: 22:54
Floretë Zejnullahu

Ndonëse ende nuk janë ceritifikuar rezultatet e zgjedhjeve, tashmë dihen votat e thuajse secilit kandidat për deputetë. Madje dihet edhe cilët kandidatë të secilës parti do të ulën në karrigën e deputetit.

Kështu, PDK-ja ndonëse kaloj në opozitë, do të ketë një numër të caktuar të deputetëve. E në mesin e tyre është përmendur edhe Floretë Zejnullahu, e cila më parë punonte si këshilltare politike në komunën e Podujevës.

Duke qenë në këtë pozitë ajo ka deklaruar pasurinë e saj, e cila duket se kapet milionat.

Ndonëse ajo ka deklaruar se pasurinë e ka të përbashkët me prindrit, ka deklaruar se është edhe pronare e një kompanie.

Image

Kështu tek pasuria e paluajtshme ajo ka deklaruar se posedon dy banesa dhe toka bujqësore, ndërsa tek pasuria e luajtshme, tri vetura e shumë mjete tjera prodhimi.

Ajo bashkë me prindrit ka deklaruar se është pronare e tri kompanive, por që vlerën e aksioneve nuk e ka dhënë.

Image

Ajo posedon mbi 3 mijë euro të kursyera, ndërsa ka borxhe-kredi në vlerën 48 mijë euro.

Pasuria e saj e deklaruar është në vlerën afro 900 mijë euro./BS

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat