“Mosmarrëveshja me LDK-në, na dërgon në zgjedhje të reja, sepse nuk pranojmë koalicion me parti tjetër”

Aktuale

“Mosmarrëveshja me LDK-në, na dërgon në zgjedhje të reja, sepse nuk pranojmë koalicion me parti tjetër”

Më: 16 tetor 2019 Në ora: 23:33
Glauk Konjufca

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka folur edhe për mundësinë që në bisedimet për koalicion të mos arrihet një marrëveshje me LDK-në.

“Ne do mundohemi me çdo kusht që të arrijmë një marrëveshje me Lidhjen Demokratike të Kosovës", ka thënë ai.

Mosmarrëveshja me LDK’në na dërgon në zgjedhje të reja”, ka thënë Konjufca në T7 duke treguar se nuk do të pranojnë koalicion me ndonjë parti tjetër.

Konjufca shtoi se pati përcaktim edhe mediatik pro ndryshimin dhe se s’ishte aspak ndarje brutale.

“Një nga gjërat më të rëndësishme në këtë fitore do ta quaja ‘Fitore e transparencës’. Sepse kurrë në Kosovë nuk e ke dit kush me kë do të shkojë pas qeverisjes, kjo ka qenë tmerri më i madh për qytetarin e Kosovës. Rëndësinë më të madhe e shoh tek një qartësim edhe para se të fillojë fushata zgjedhore, VV është përcaktuar. Zgjidhja është kjo, opozita e deritashme të kthehet në qeverisjen e ardhshme, kjo qeverisje e ka përmbajtjen VV-LDK dhe renditja më e mirë pozitive që në të vërtet me ndodhë dhe mos me pas alternativa tjera është me qenë VV-LDK dhe kështu vendosi elektorati. Elektorati i ka besu më së shumti transparencës së VV-së dhe kanë menduar se nëse ua japim votën është vota më e sigurt për ndryshim”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat