Kontesha e Ueseksit takon Thaçin: Të luftojmë bashkë stigmën që lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale

Aktuale

Kontesha e Ueseksit takon Thaçin: Të luftojmë bashkë stigmën që lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:20
Hashim Thaçi

Mëngjesin e sotëm Kontesha e Ueseksit u takua me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e Ambasadës britanike thuhet se kreu i shtetit dhe kontesha diskutuan për nevojën për të punuar bashkërisht për ta sfiduar stigmën që ende i lëndon të mbijetuarit e dhunës seksuale të lidhur me luftën.

Po ashtu, në këtë takim thuhet se është folur edhe për kompensim përkatës financiar dhe mbështetje të specializuar për të mbijetuarit e dhunës.

Ndryshe, Kontesha e Ueseksit do të marrë pjesë në konferencën ku prezantohen rezultatet e hulumtimit për dhunën seksuale gjatë luftës që mbahet paraditen e sotme në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat