Përplasja për flamurin kuq e zi në zyrën e VV-së: Vuçiq i përgjigjet ambsadorit britanik në Kosovë

Aktuale

Përplasja për flamurin kuq e zi në zyrën e VV-së: Vuçiq i përgjigjet ambsadorit britanik në Kosovë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:25
Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka kthyer përgjigje ambasadorit britanik në Kosovë, Nicholas Abbott  rreth çështjes së flamurit kuqezi në zyrën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

“Faleminderit për përgjigjen tuaj të qartë. Të gjithë i kuptuam”, shkroi Vuçiq në llogarinë e tij në Twitter.

Kjo përgjigje e tij erdhi pas asaj të ambasadës britanike në Kosovë bërë të mërkurën.

Në reagimin e saj kjo ambasadë theksoi se është punë e tyre që të punojnë me akterë udhëheqës politikë në Kosovë, dhe nuk zgjedhin se si bashkëbiseduesi rregullon dhomën.

”Një foto e Ambasadorit në takim me një nga udhëheqësit politik në Kosovë ka marrë vëmendje në rajon. Është punë e ambasadës që të punojë me akterë udhëheqës politik në Kosovë. Ne nuk kemi zgjedhur se si bashkëbiseduesi ynë, në kapacitetin e tij partiak, ka rregulluar dhomën”.

Reagimet e Vuçiqit erdhën pas një takimi që pati në Prishtinë, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicholas Abott, me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat