Lutfi Haziri më në fund e pranon: Albin Kurti është kryeministër

Aktuale

Lutfi Haziri më në fund e pranon: Albin Kurti është kryeministër

Nga: D.RR Më: 17 tetor 2019 Në ora: 10:29
Albin Kurti dhe Lutfi Haziri

Shefi i shtabit të LDK-së në fushatën për zgjedhjet e 6 tetorit, Lutfi Haziri, përmes një postimi në Facebook ka folur për fituesin e zgjedhjeve, ku ka thënë se më 6 tetor ka fituar opozita, e jo ndonjë parti politike, shkruan “Bota sot”.

Në fund, Haziri ka theksuar se cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë, që i bie se Albin Kurti do të jetë kryeministër, pasi dje veçse është thelluar rezultati mes LDK-së dhe VV-së, nga votat e diasporës.

Postimi i plotë:

Në Kosovë ka fitu opozita, jo individi e as grupi politik. Nëse e bëjmë një përkufizim, i bie që qytetarët e Kosovës kanë votuar për ndryshim dhe ia kanë besu LDK’së dhe LVV’së këtë rezultat.

Fitues të vegjël janë LDK dhe LVV. Ne po e presim rezultatin final të zgjedhjeve sepse votat nuk janë numëruar deri në fund.

Cilado parti që del fituese, duhet të sillen përgjegjshëm dhe kokëulur karshi këtij rezultati sepse njerëzit kanë votuar për ndryshim. Nuk kanë votuar as për individin e as për partinë politike. Na ka rastisë që jemi kamp opozitar dhe besimi është në subjektet tona politike.

LDK ka vendosur standardin, cilido që e ka një votë më shumë, ai e udhëheq qeverinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat