Gjykata Speciale fton për intervistim njërin prej organizatorëve të UÇK-së

Aktuale

Gjykata Speciale fton për intervistim njërin prej organizatorëve të UÇK-së

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 11:21
Gjykata Speciale

Prokuroria e Dhomave të Specializuara, i ka dërguar ftesë për intervistim Salih Mustafës, njërit prej organizatorëve dhe themeluesve të UÇK-së.

Mustafa që tash është zyrtarë i lartë në Drejtorinë e Inteligjencës dhe sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes, duhet të paraqitet për intervistim në zyret e prokurorisë në Hagë, me 18 nëntor.

Mustafa ka qenë pjesë e organizimit të Lëvizjes Kombëtare për Çlirim, që nga viti 1988, nën  udhëheqjen e Afrim Zhitisë, Fahri Fazlisë e Fadil Vatës. Gjatë veprimtarisë ilegale, ishte arrestuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, në vitin 1993 dhe është dënuar me 5 vite burgim për organizim të kryengritjes së armatosur.

Në gusht të vitit 1997, pasi përfundon dënimin me burgim, Mustafa ishte angazhuar për organizimin dhe shtrirjen e UÇK-së në rajonin e Prishtinës, Obiliqit, Gjilanit, Vitisë e Kamenicës. Ka udhëhequr njësitet guerile të UÇK-së nën emrin guerilja BIA deri me themelimin e zonave operative të Llapit dhe Karadakut.

Mustafa ka qenë bashkëveprimtar dhe shokë ideali i Bahri Fazlisë, Agron Rrahmanit, Ilir Konushevcit, Raif Qelës, Fatmir Humollit, Isa Kastratit e shumë figurave tjera eminente.

Sahil Mustafa ka qenë njëri nga themeluesit e LKQK-së. Kurse pas përfundimit të luftës vazhdoi  misionin e tij për ndërtimin e  institucione shtetërore. Fillimisht shërbeu si shef i departamentit informativ të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, pastaj edhe si këshilltarë për inteligjenc i kryeministrit Agim Çeku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat