Kësaj kandidate të LDK-së për deputete pritet t’i shtohen 3 mijë vota pas rinumërimit të 530 vendvotimeve

Aktuale

Kësaj kandidate të LDK-së për deputete pritet t’i shtohen 3 mijë vota pas rinumërimit të 530 vendvotimeve

Nga: N.Sh Më: 17 tetor 2019 Në ora: 13:58
LDK

Sot kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka ka vendosur që për shkak të manipulimeve të ndryshme nga komisionerë të subjekteve politike e në bazë të të dhënave të auditimit të publikuar nga QNR-ja në 530 vendvotime të rinumërohen votat.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka njoftuar se sot në ora 16:00 do të fillojë rinumërimi i 530 vendvotimeve për të cilat u vendos sot.

“Rinumërimi i 530 vendvotimeve, për të cilat vendosi KQZ-ja, do të fillojë sot (e enjte, 17 tetor) në orën 16:00”, ka njoftuar Elezi.

E pas këtij rinumërimi pritet që Marigona Gecit t’i shtohen 2-3 mijë vota.

Kështu ka thënë Gani Geci përmes një postimi ën Facebook.

“Nga ky rinumërim i cili është vendos nga KQZ-ja, Marigona Gecit pritet që ti shtohen 2000-3000 vota”, ka shkruar Geci.

Ndryshe, Marigona Geci ka dalë më e votuara prej grave në LDK pas Vjosa Osmanit, por edhe prej listave të partive të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat