Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar sot komandantin e Njësisë së Specializuar Multinacionale të KFOR-it, kolonelin Ruggiero Capodivento nga Italia, për rolin e tij në forcimin e sigurisë dhe të rendit e ligjit në Kosovë.
Thaçi ka falënderuar komandantin e Njësisë së Karabinierëve italianë për punën e shkëlqyer në Kosovë dhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet e Kosovës.
“Kontributi juaj për sigurinë, rendin dhe qetësinë në Kosovë është i pazëvendësueshëm”, u shpreh presidenti Thaçi dhe shtoi se do të jenë përherë mirënjohës për këtë.
Komandanti Capodivento u shpreh se Njësia e Specializuar Multinacionale është e përkushtuar për paqen dhe sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës.