VV ankesë në PZAP për mos numërim të 4639 dërgesave postare me fletëvotime nga mërgata

Aktuale

VV ankesë në PZAP për mos numërim të 4639 dërgesave postare me fletëvotime nga mërgata

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 14:27
VV

Lëvizja Vetëvendosje ushtroi sot ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me mos numërimin në Qendrën e Numërimit të Rezultateve të 4639 dërgesave postare me fletëvotime të ardhura nga diaspora.

“Mbrëmë u numëruan 13.491 fletëvotime të votuesve nga mërgata. Presim që PZAP, të marrë vendim brenda afateve ligjore dhe të urdhërojë KQZ-në, shërbimin për votimin jashtë vendit, që pa vonesë të procedojë për numërim të gjitha fletëvotimet e ardhura nga mërgata jonë”, thuhet në një postim të Lëvizjes Vetëvendosje në Facebook.

Lëvizja Vetëvendosje kërkon numërimin e këtyre fletëvotimeve, pasi sipas saj, arsyetimet procedurale që artificialisht po i mbivendosen vullnetit të lirë të zgjedhësve nga mërgata e cenojnë demokracinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat