Ditë zie në familjen e Shqipdonit, i cili akoma vazhdon të jetë i zhdukur

Aktuale

Ditë zie në familjen e Shqipdonit, i cili akoma vazhdon të jetë i zhdukur

Nga: N.Sh Më: 17 tetor 2019 Në ora: 15:19
Shqipdon Aliu

Në familjen e Shqipdon Aliut, i cili është zhdukur që nga data 12 tetor, ka ditë zie.

I ati i Shqipdoni ka ndërruar jetë, ka njoftuar ish-deputeti i Kosovës Labinot Tahiri.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka publikuar një mesazh ku i kanë treguar se ka ndërruar jetë babai i Shqipdonit.

Postimi i plotë i Labinot Tahirit:

Jeta edhe më e rëndë për familjen e Shqipdonit, djalit që është zhdukur para 5 ditëve!

Prindi i Shqipdonit paska vdekur sot!

I shpreh ngushëllimët për këtë familje në emrin tim dhe në emêr të shumë qytetarëve të cilêt janë të interesuar ta gjejnë këtë djal!

Gjithmonë afër qytetarëve, Labi-FKSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat