Kjo është kërkesa e VV-së për rastin e Astrit Deharit

Aktuale

Kjo është kërkesa e VV-së për rastin e Astrit Deharit

Nga: A.M. Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:23
Astrit Dehari

Zyrtari i Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi ka propozuar nga Prokuroria e shtetit që të hap raportin ndërkombëtar për rastin e Astrit Deharit ta dorëzojnë në prani të familjes dhe avokatit të familjes.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se nuk ka fshehje të së vërtetës pas floskulave të “transparencës mediale”.

Postimi i plotë:

TANI, KËTU DHE MENJËHERË!

Prokurori i shtetit duhet ta hapë raportin ndërkombëtar për rastin e Astritit në prani të familjes dhe avokatit të familjes dhe t’ia dorëzojë aty për aty një kopje të origjinalit të raportit, në gjuhën origjinale të hartimit! Kaq është puna e thjeshtë.

Nuk ka fshehje të së vërtetës pas floskulave të “transparencës mediale”.

Ka ardhur dita të pushoni me fshehjen e së vërtetës dhe të krimeve institucionale në emër të „procedurave institucionale“!

#DrejtësipërAstritin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat