Ish-komandanti i FSK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Aktuale

Ish-komandanti i FSK-së ftohet nga Gjykata Speciale

Nga: A.ZH Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:20
Kadri Kastrati

Ish-komandanti i FSK-së Kadri Kastrati, është ftuar nga Gjykata Speciale.

Lajmin e ka konfirmuar vet Kastrati, ku ka treguar se intervistimin në këtë Gjykatë, do ta bëjë në javën e parë të muajit nëntor, përcjell Bota sot.

Kastrati është shprehur i bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e pastër dhe kjo do të dëshmohet edhe në Speciale.

Njoftimi i plotë nga Kadri Kastrati:

Të nderuar bashkëluftetar, miq dhe familjar,

Për hirë të informinit të drejtë ju njoftoj se , kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .

Ky intervistim do të bëhet në javën e parë të muajit Nëntor/2019.

Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe e Shenjët dhe do mbetet e tillë .

Edhe në ketë rast do të dalim faqebardhë!

Zoti e bekoftë Kosovën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat