Drejtori i Telekomit: Demir Limaj ende drejtor i shitjes

Aktuale

Drejtori i Telekomit: Demir Limaj ende drejtor i shitjes

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:30
Demir Limaj

Kryeshefi i Telekomit, Bedri Istrefi ka thënë se Demir Limaj është ende drejtor i shitjes, pavarësisht se dje u raportua për shkarkimin e tij. Istrefi ka thënë se shpreson që gjatë ditëve të ardhshme të bëjnë një zgjidhje për të.

Istrefi ka thënë se nuk e ka shkarkuar Demir Limajn, por se janë marrë vesh bashkë me të që të zgjedhin një kandidat të brendshëm në pozitën e tij.

“Para 3 muajve që kemi biseduar bashkarisht që ta gjejmë një zëvendësues, një person adekuat që ka mundësi me pas nën kontroll stafin e brendshëm të krijohet llogaridhënie brenda institucionit…Nuk e kam shkarkuar atë ne në mirëkuptim bashkarisht do ta edhe vendimin që i kam marrë në drejtorinë e shitjes i kam marrë në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë me zotëri Limaj, ai është ende drejtor i shitjes dhe shpresojmë që ditëve në vazhdim do e bëjmë një zgjedhje jashtëzakonisht të mirë edhe me zotërinë Limaj që do zgjedhim një kandidat të brendshëm që do e bënë punën e zotëri Limajt.” , ka thënë Istrefi.

Istrefi ka paralajmëruar shkarkimin edhe të dhjetë menaxherëve të tjerë.

Demir Limaj është vëllai i Fatmir Limajt. Partia e këtij të fundit në bazë të numërimeve të deritanishëm të votave nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

NISMA e Limajt ka qenë në koalicion parazgjedhor me AKR-në dhe PD-në, koalicion ky i cili në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit mori 39 mijë e 495 vota apo 4,96 për qind.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat