Albin Kurti në Londër, takohet me zyrtarë britanik

Aktuale

Albin Kurti në Londër, takohet me zyrtarë britanik

Nga: V.R Më: 17 tetor 2019 Në ora: 17:36
Albin Kurti në Londër me Saranda Bogujevcin dhe Fitore Pacollin

Njeriu më i votuar në zgjedhjet e 6 tetorit, Albin Kurti, është duke qëndruar në Londër, me ç’rast ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtar të shtetit britanik.

“Sot në Parlamentin Britanik në Londër takova z. John Cryer, kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, z. Khalid Mahmood, Ministër i Punëve të Jashtme në hije dhe z. Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Waltham Forest”, tha Kurti.

Ai në Londër është duke qëndruar me ish-deputetet Saranda Bogujevci dhe Fitore Pacolli.

Postimi plotë:

Sot në Parlamentin Britanik në Londër takova z. John Cryer, kryesuesin e Grupit Parlamentar të Laburistëve, z. Khalid Mahmood, Ministër i Punëve të Jashtme në hije dhe z. Kastriot Berberi, këshilltar komunal në Waltham Forest.

Diskutuam për marrëdhëniet e mira bilaterale midis dy vendeve dhe dy partive tona, situatën socio-ekonomike në Kosovë, për ndryshimet politike pas fitores sonë në zgjedhet e 6 tetorit, si dhe për sfidat nëpër të cilat po kalon Britania e Madhe lidhur me BREXIT-in.

Ministri i Punëve të Jashtme në hije, z. Khalid shprehu vullnetin për bashkëpunim dhe për të përkrahur qeverinë e ardhshme në fushën e investimeve, tregtisë e drejtësisë, si dhe për të ndihmuar e përkrahur Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Në këtë takim isha bashkë me deputetet Saranda Bogujevci e Fitore Pacolli si dhe me Agim Morinën, koordinator i Qendrës së VETËVENDOSJE!-s në Britani të Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat