Gecaj: Nuk ka frymë kundër krahut të luftës por kishte frymë kundër përfituesve të saj

Aktuale

Gecaj: Nuk ka frymë kundër krahut të luftës por kishte frymë kundër përfituesve të saj

Nga: V.R Më: 17 tetor 2019 Në ora: 18:18
Bajram Gecaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, nëpërmjet një postimi ka deklaruar se pretendimi se në zgjedhjet e 6 tetorit është vënë re një frymë kundër krahut të luftës, nuk ekziston, shkruan “Bota sot”.

Sipas tij, nuk është vënë re frymë kundër krahut të luftës por kundër përfituesve të saj.

“Pretendimi se në këto zgjedhje është vërejt një frymë kundër krahut të luftës, dhe se partitë të cilat pretendojnë të përfaqësojnë atë krah do të duhej bashkuar (PAN i ri), është tërësisht i gabuar ... fryma ishte kundër përvetësuesve të pamoralshëm të vlerave të luftës”, shkruan Gecaj.

Ndryshe, partitë e dala nga lufta, gjegjësisht PDK dhe AAK, pësuan debakël në zgjedhjet e 6 tetorit duke rënë poshtë si partitë e treta dhe të katërta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat