Ja kur do të publikohen rezultatet e rinumërimit për 530 vendvotime

Aktuale

Ja kur do të publikohen rezultatet e rinumërimit për 530 vendvotime

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:20
Foto ilustrim

Udhëheqësi i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve, Burim Ahmetaj, ka thënë se rezultati i rinumërimit të votave nga 530 vendvotime dhe i atyre me kusht do të publikohet pas rreth 10 ditëve.

KQZ mori vendim për rinumërimin e këtyre vendvotimeve për shkak të mospërputhjes së numrit të votave të subjekteve politike me kandidatët.

Ahmetaj tregoi edhe për mënyrën e procesimit të numërimit të votave.

“Jemi në proces të rinumërimit të votave që kanë pasë mospërputhje të votave të subjekteve dhe të kandidatëve. Kemi raste kur kandidati ka më shumë vota se subjekti apo edhe anasjelltas. Këto raste nuk i pranon nuk sistemi të procesohen dhe për këtë arsye kemi një numër kaq të madh të votave që do të rinumërohen”, tha ai.

“E kemi edhe procesin e rinumërimit dhe procesin e numërimi të votave me kusht, të gjitha këto rezultate do t’i bëjmë bashkë dhe do të dalim me rezultate finale”.

“Janë 23 tavolina apo njësi të numërimit ku secila është e vëzhguar nga përfaqësuesit e subjekteve politike pasi KQZ ofron transparencë për këtë proces”.

“Procesi i 530 vendvotimeve që do të rinumërohen nuk mund të përmbyllet më shumë se një javë. Duke pasë parasysh edhe votat me kusht konsiderojmë që para tetë apo dhjetë ditëve nuk mund t’i kompletojmë rezultatet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat