Haradinaj: I pengova Thaçin, Ramën e Vuçiqin që ta ndanin Kosovën, ja sa miliardë euro i shpëtova

Aktuale

Haradinaj: I pengova Thaçin, Ramën e Vuçiqin që ta ndanin Kosovën, ja sa miliardë euro i shpëtova

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 19:39
Ramush Haradinaj

Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është sot në mbrëmje në  një intervistë me Artur ZHEJI-n në emisionin 360grade, duke nisur nga  ora 21:00, në RTV Oranews, portalin 360grade.al, si edhe rrjetet sociale  Facebook, Youtube…

Intervista me kryeministrin në largim të Kosovës nxjerr në dritë prapaskena  të një konflikti mes Haradinajt dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi  Rama, si dhe me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Për më shumë na  ndiqni mbrëmjen e sotme në emisionin e radhës të 360grade.

Nga dorëheqja te “Shengeni Ballkanik”, ja disa nga deklaratat kryesore të Haradinajt për “360 Gradë”

1.Për arsyet e dorëheqjes, Haradinaj thotë se ishte i  detyruar nga faktori ndërkombëtar dhe ai vendas.

Lidhur me taksën 100% ndaj mallrave të serbe, Haradinaj thotë se i solli përfitim deri në 600 milionë euro, vetëm në një vit Kosovës dhe paralajmëron:

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh!”

Sa i takon Bashkimit Kombëtar, kryeministri në largim thotë se “duhet folur më pak dhe punuar më shumë!”

Nga ana tjetër ai zbuoi se arsyeja e fshehtë e krizës politike në Kosovë ishte e ardhmja e minierës së Trepçes në Mitrovicë.

Haradinaj: Me një investim jo më të madh se sa 140 milionë euro, Trepçja jep një fitim neto rreth 500 milionë euro në vit, për 20 vjet bëjnë 10 miliardë euro, të cilat duhet ti gëzojë Kosova dhe Serbia.

Haradinaj thotë se e parandaloi këtë grabitje dhe përsëriti akuzat se 3-shja Vuçiç-Thaçi-Rama ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj: Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të  realizohej, nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiç dhe Rama, ishin bashkëpuntorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës.

Akuzat nuk ndalojnë këtu.

Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke  promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt.

Haradinaj tha se Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta u dha mbështetje kundër ndarjes së Kosovës, po ashtu edhe opozita e Shqipërisë, Berisha, Basha dhe Kryemadhi. Sipas tij, tani mosndarja e Kosovës është një betejë e fituar!

Në intervistën e Zhejit me Haradinajn nuk mund të mungonte dhe çështja e “Shengetit Ballkanik”.

Haradinaj thotë se “Shengeni Ballkanik, pa Kosovën është një gabim shumë i madh.”

“Kështu tregohemi shumë të dobët përpara Serbisë dhe Europës”, - shprehet Haradinaj.

Haradinaj: I pengova Thaçin, Ramën e Vuçiqin që ta ndanin Kosovën, ja sa miliardë euro i shpëtova

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një intervistë ka thënë se e parandaloi grabitjen e 10 miliardë eurove, plan ky që do të realizohej përmes ndarjes së Kosovës. Ai gjithashtu për këtë projekti akuzon treshen Vuçiç-Thaçi-Rama të cilët ishin ideatorët e planit për ndarjen e Kosovës.

“Ndalova grabitjen 10 miliardë euro, që do të realizohej nëpërmjet planit të ndarjes së Kosovës! Ky dhe ishte pikësynimi i fshehtë ekonomik, në planin e shkëmbimit të territoreve  ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Thaçi, Vuçiq dhe Rama, ishin bashkëpuntorë  në realizimin e kësaj skeme. Por unë e ndalova këtë grabitje dhe miniera  e Trepçes, sot e prej dy muajsh, i përket vetëm Kosovës”, është shprehur Haradinaj.

Tutja, Haradinaj tha për taksën se Kurti bën gabim të madh nëse e heq atë.

“Albin Kurti nëse e heq këtë taksë, bën gabim të madh”, ka thënë Haradinaj në Oranews.

Haradinaj thotë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj ka punuar kundër Kosovës, ndërsa Ditmir Bushati rezistoi kundër planit për ndarjen e Kosovës, derisa e larguan për të sjellë Cakajn, që ishte shumë aktiv, duke promovuar ndërkombëtarisht këtë projekt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat