Ja ku duhet të fokusohet Qeveria e re

Aktuale

Ja ku duhet të fokusohet Qeveria e re

Nga: N.Sh Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:09
Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Opinionisti dhe njohësi i mirë i proceseve politike dhe ekonomike në Kosovë, Faik Krasniqi thotë se qeveria e re duhet të fokusohet në ekonomi për të parandaluar ikjen e qytetarëve nga Kosova.

Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi thotë se, Qeveria duhet të themeloj fondet që i ka premtuar gjatë fushatës, si LVV-ja ashtu edhe LDK-ja.

Këto premtime sipas Krasniqit duhet të jenë, themelimi i fondeve dhe një Banke për zhvillim ekonomik e qe duhet pastaj të përfitojnë bizneset e reja, apo fillestare.

Postimi i plotë:

Qeveria e ardhshme duhet te fokusohet ne ekonomi, per ta parandaluar ikjen e qytetareve e sidomos te rinjve nga Kosova. Qysh ne fillim te punes se saj, Qeveria duhet t’i themeloje fondet qe jane premtuar gjate fushates, si nga LVV poashtu edhe nga LDK. Jane premtuar qe do te themelohen disa fonde dhe nje Banke per zhvillim ekonomik. Ne ato fonde duhet te perfitojne edhe bizneset fillestare(start-up), sepse e kane te pamundur te marrin kredi ne bankat komerciale. Ose te themelohet nje Fond i vecante per start-upet, sepse jane me qindra-mijera Projekte qe nuk kane mundur te jetesohen ne pamundesi te marrjes se kredise. As Fondi per garanci kreditore i themeluar nga Qeveria Mustafa, nuk e ka mbeshtetur asnje biznes fillestar. Financimi i ketyre projekteve do te bente te mundur hapjen e mijera vendeve te reja te punes. Nese nuk perkrahet kjo kategori, ikja e qytetareve e ne vecanti e te rinjve do te jete e pashmangshme. Ekonomia rregullon gjithcka. Pa ekonomi te shendoshe s’mund te kemi as shendetesi dhe arsim cilesor. Bizneset e vogla dhe te mesme jane katalizator ekonomik i nje shteti!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat