Memli Krasniqi: Përkundër qeverisjes së gjatë, jemi rritur

Aktuale

Memli Krasniqi: Përkundër qeverisjes së gjatë, jemi rritur

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:13
Memli Krasniqi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demoktarike të Kosovës, Memli Krasniqi, është i ftuar në emisionin Pressing.

Krasniqi ndër të tjera në këtë emision ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit. Ai ka thënë se përkundër që kanë dalur të tretët në zgjedhje, PDK përsëri është rritur në nivel vendi.

“Përkundër qeverisjes së gjatë, jemi rritur”, thotë Krasniqi.

“Kemi arritur të mbajmë bazën lojale të votuesve të partisë për të cilën jemi të kënaqur. Kjo është hera e parë në histori që kemi dalë të tretët në zgjedhje. Në Dukagjin nuk kemi arritur të shtrihemi dhe do të kërkojmë të rritemi në atë rajon. Edhe në Anamoravë mund të rritemi ende. Ndërkohë në komunat e Skenderajit dhe Drenasit kemi numër optimal të votave”

Tutje Krasniqi shton se një rotacion është i nevojshëm në çdo vend demokratik dhe qytetarët kanë dashur ndryshimin.

“Rotacionin e shoh të nevojshëm për një vend demokratik. Ndryshimi është i nevojshëm mirëpo ndryshimi nuk është gjithmonë i mirë”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat