Krasniqi: LDK ka refuzuar të udhëheqë me dialogun, ofertën ua kam bërë unë

Aktuale

Krasniqi: LDK ka refuzuar të udhëheqë me dialogun, ofertën ua kam bërë unë

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 21:59
Memli Krasniqi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Memli Krasniqi, ka thënë se LDK ka refuzuar ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi gjatë kohës kur ishin në opozitë, ofertë kjo e bërë personalisht nga Krasniqi.

“Gjatë kohës kur LDK ishte në opozitë, unë personalisht i kam bë ofertë Agim Veliut që LDK’ja të udhëheqë me dialogun”, është shprehur Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se LDK’ja e ka refuzuar këtë ofertë për shkak se ne kishim një shumicë të dobët dhe ata përfituan poena politik.

“LDK’ja e ka refuzuar këtë ftesë të PDK’së sepse ne kishim një shumicë të dobët dhe ata me këtë refuzim fituan poena politk”, ka thënë Krasniqi në Pressing..

Krasniqi pretendon se këtë ofertë ia bëri LDK’së vetëm që të bëjnë diçka së bashku, pozita dhe opozita.

“E vetmja arsye pse i kemi bërë ofertë LDK’së ta udhëheqë dialogun ishte sepse ne dëshironim të bëjmë diçka bashkë, pozita dhe opozita”, shoti Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat