Pranimi i Kosovës konsiderohet tradhti : Për 78,5 për qind të qytetarëve të Serbisë është e papranueshme pavarësia e Kosovës

Aktuale

Pranimi i Kosovës konsiderohet tradhti : Për 78,5 për qind të qytetarëve të Serbisë është e papranueshme pavarësia e Kosovës

Nga: F.B Më: 17 tetor 2019 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Për qytetarët e Serbisë çështja e Kosovës edhe më tutje mbetet shumë emotive, shumë e dhembshme dhe e lidhur me fjalën tradhti, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

Pranimi i Kosovës është e papranueshme për një shumicë të konsideruar të qytetarëve thotë hulumtimi i Qendrës për dialog shoqëror dhe iniciativa regjionale që u prezantua sonte në Forumin e Sigurisë.

Pavarësinë si zgjidhje sipas këtij hulumtimi e pranojnë vetëm 12,5 të anketuarve.

Përfaqësuesi i Qendrës Nikola Joviç ka thënë se për 58,2 për qind të qytetarëve është i papranueshëm edhe marrëveshja sipas të cilës Serbia e pranon Kosovën në zëvendësim për Bashkësinë e Komunave Serbe dhe eksterritorialiteti i manastireve. Këtë mundësi e pranojnë 20,4 për qind e qytetarëve.

Marrëveshja sipas të cilës Serbia do pranoj pavarësinë e Kosovës për shkëmbim të territorit e pranojnë 15,8 për qind të qytetarëve, ndërsa skenarin sipas të cilit fiton tri komuna në veri dhe Mitrovicën si distrikt e mbështesin 18,9 për qind e qytetarëve të Serbisë.

Ndërrimin e katër komunave në veri me pavarësinë e Kosovës e mbështesin 21,9 për qind.

Rreth 36,4 për qind pranon që Serbia në ndërrim me pranimin e Kosovës të fitoj katër komunat në veri, bashkësinë e komunave në jug e mbështesin 44,4 për qind e qytetarëve.

Marrëveshja sipas të cilës Prishtina merr ulëse në OKB, por jo edhe pranim për bashkësinë e komunave e mbështesin 32,6 për qind e të anketuarve. Këtë propozim e pranojnë 47,5 për qind e të anketuarve.

Milan Krstiç nga Qendra ka thënë se hulumtimi tregon “ çka është në zemër e çka në mendje të qytetarëve” të Serbisë të kryer nën ombrellën e ShBA ne fund të shtatorit me shembull në nivel të gjithë Serbisë ku kanë marr pjesë 1.200 qytetarë me mundëis gabimi plus-minus 2,8 për qind.

Ky hulumtim u publikua në dritën e bllokimit të dialogut dhe mundësisë së paralajmëruar për marrëveshje.

Për shkka të numrit të madh të personave të papërcaktuar prej 19,2 për qind, ka edhe një skenar në të cilën pranimi i pavarësisë mund të marr një shkallë të caktuar të mbështetjes dhe ajo është që Serbia të marr katër komuna, ndërsa në jug të formoj bashkësinë e komunave dhe eksterritorialitetin e manastirit e kanë mbështetur 36,4 për qind të qytetarëve të Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat