Hasani tregon pse nuk është e mundur të shkarkohet Thaçi

Aktuale

Hasani tregon pse nuk është e mundur të shkarkohet Thaçi

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 00:04
Enver Hasani

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, është i ftuar në emisionin DPt, ka folur edhe për deklaratat e partive të opozitës të cilat kanë deklaruar se do e shkarkojnë presidentin e tanishëm.

“Nuk është e mundur të shkarkohet Thaçi”, ka thënë Hasani.

“Është e pastër si loti. Kushtetuta e thotë me ligje se në cilat raste shkarkohet presidenti dhe është e pamundur të ndodhë, pasi presidenti nuk e ka shkelur asnjë ligj”

Tutje Hasani thotë se gjyqësori në Kosovë është ndër të më të pastërtit në rajon por ai fajin e lë tek organi i akuzës dhe policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat