Krasniqi: Nuk do e mbështesim asnjëherë Kurtin nëse ndërron mendim për “Zajednicën”

Aktuale

Krasniqi: Nuk do e mbështesim asnjëherë Kurtin nëse ndërron mendim për “Zajednicën”

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 00:36
Memli Krasniqi

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur edhe për fituesin e zgjedhjeve të 6 tetorit, Albin Kurtin. Krasniqi thotë se fituesi i vetëm i këtyre zgjedhjeve ka qenë Kurti dhe që prej kësaj ka përfituar partia e tij. Tutje ai shton se idetë e Kurtit kanë “infektuar” shumë të rinjë, por që e mirëpret ndryshimin e qëndrimeve të Kurtit në shumë aspekte.

“Ka ndryshuar qëndrim tani ëpr shumë çështje. Ka ikur nga diskursi i dhunës ndonëse në legjislaturën e fundit ka hedhur dy herë gaz lotsjellës”, ka thënë ai.

“Ka ndryshuar mendim edhe për Kosovën në futboll dhe ka deklaruar se do të udhëheq dialogun me Serbinë, edhe pse vetë kauza e tyre është ngritur mbi qëndrimin e vetëvendosjes dhe mos negociatava me Serbinë. Gjithsesi nuk do e pranonim ndryshimin e qëndrimit të tij për Zajednicën. Me këtë nuk do pajtoheshim dhe do e kundërshtonim”.

Por gjithsesi Krasniqi pret që të kenë bashkëpunim me Kurtin kur ai udhëheq qeverinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat