Grupet punuese LDK-VV takohen në orën 13:00 në selinë e partisë së Isa Mustafës

Aktuale

Grupet punuese LDK-VV takohen në orën 13:00 në selinë e partisë së Isa Mustafës

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 07:18
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Grupet punuese të LDK’së dhe Vetëvendosjes do të takohen sot në orën 13:00 në selinë e partisë që drejton Isa Mustafa.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar nga Sekretariati për Media i VV’së.

“Takimi do të mbahet në orën 13:00”, kanë thënë për media.

Në këtë takim do të takohen grupet punuese. Nga partia e Kurtit do të jenë Albulena Haxhiu e Glauk Konjufca, ndërsa nga LDK’ja do të jenë Avdullah Hoti, Kujtim Shala dhe Lumir Abdixhiku.

Këto takime mes dy partive po vazhdojnë si përpjekje për të harmonizuar programet partiake në rast të arritjes së një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Nga zgjedhjet e 6 tetorit, LVV ka dalë e para ndërsa LDK’ja e dyta. Kurti ka thënë se në rast se nuk arrihet koalicioni me partinë që drejton Isa Mustafa, vendi do të shkojë në zgjedhje të reja.

Koalicioni VV-LDK, sot takohen dy partitë

Sot për herë të parë do të takohen grupet punuese të krijuara në LDK dhe Vetëvendosje për të harmonizuar programin që mund të çojë drejt një marrëveshje paszgjedhore.

Lëvizja Vetëvendosje, e cila, sipas rezultateve preliminare, ka dalë fituese e zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit, sot do të zhvillojë takim me zyrtarë të lartë të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, ka konfirmuar për mediat vendore se grupet punese të dy partive takohen nesër për të vazhduar bisedimet aty ku i kanë lënë.

Grupi Punues i Vetëvendosjes përbëhet nga Besnik Bisilimi dhe Glauk Konjufca, ndërsa LDK’në në këto negociata e përfaqësojnë tre anëtarët e kryesisë, Kujtim Shala, Lumir Abdixhiku dhe Avdullah Hoti.

Takimi i fundit VV – LDK ka ndodhur me 10 tetor mes dy kandidatëve për kryeministër, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

Së fundmi këto subjekte kanë goditur njëra – tjetrën me deklarata publike, megjithatë ato synojnë që Qeverinë ta bëjnë bashkë.

Lëvizja Vetëvendosje sipas rezultatit preliminar ka fituar 25,49 për qind të votave, ndërsa LDK’ja  24,82 për qind.

Ndërkaq VV-ja ka fituar më shumë se 50 për qind të votave që kanë ardhur me postë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat