45 vendvotime të rinumëruara deri tani, procesi po vëzhgohet nga policia e prokuroria

Aktuale

45 vendvotime të rinumëruara deri tani, procesi po vëzhgohet nga policia e prokuroria

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 10:16
Ilustrim

QNR ka vijuar me rinumërimin e votave në 530 vendvotimeve.

Deri të enjten në mesnatë, janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Deri të enjten në mesnatë janë rinumëruar 45 nga 530 vendvotimet për të cilat ka marrë vendim KQZ-ja. Rinumërimi është duke vijuar”, ka thënë shkurt ai.

Ndërkaq, rinumërimi po bëhet edhe në prani të Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës.

Kjo me kërkesë të kryetares se KQZ-së, Valdete Daka e cila përmendi dje parregullsitë e shumta me të cilat është shoqëruar procesi i numërimit.

Ndërkaq nga QNR kanë kategorizuar në pesë pjesë parregullsitë e evidentuara gjatë procesit të numërimit të votave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat