Hoxha i Drenasit tregon se cila është e mira e vetme e Hashim Thaçit, këtij presoni ia tregoi vendin

Aktuale

Hoxha i Drenasit tregon se cila është e mira e vetme e Hashim Thaçit, këtij presoni ia tregoi vendin

Nga: V.R Më: 18 tetor 2019 Në ora: 12:04
Osman Musliu

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, ka reaguar ashpër ndaj Veton Surroit, i cili deklaroi që UÇK-ja ishte minorene.

“Kurrë ne jete asnjë te mirë mos e pastë ba Hashim Thaqi, vetëm qeti qe ja ka tregua venin boooooooooll ...!? Ky tipi thotë : "UÇK minorene", si munde te jete minoren gjaku i deshmorëve...’, shkruan Musliu.

Ndryshe publicisti Veton Surroi ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka qenë një pakicë në Kosovë.

Surroi ka thënë se UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, por ka qenë një pakicë e organizuar që ka luftuar.

Sipas Surroit UÇK’ja ka qenë pakicë që nuk e ka përfaqësuar shumicën në Kosovë.

“UÇK nuk ka qenë shumicë në Kosovë, ka qenë pakicë në Kosovë, pakicë natyrisht e organizuar e ka luftuar, por ka qenë pakicë nuk e ka përfaqësu shumicën në Kosovë, shumicën e spektrit politikë”, tha Surroi në RTV Dukagjini.

Surroi këto komente i bëri teksa fliste për humbjen e krahut të luftës në zgjedhjet e fundit pas shumë viteve dhe ardhjen në pushtet të opozitës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat