Prindërve të Astritit nuk i’u jepet raporti nga Prokuroria

Aktuale

Prindërve të Astritit nuk i’u jepet raporti nga Prokuroria

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 14:58
Prindërit e Astritit

Prokuroria Themelore e Prizrenit nuk ua ka dhënë familjarëve raportin e Institutit Zviceran për vdekjen e Astrit Deharit në burg.

Kryeprokurori Admir Shala u ka thënë se raporti gjendet në Prishtinë duke u përkthyer.

Avni Dehari është shprehur i mllefosur pasi që lajmin për arritjen e raportit e ka kuptuar nga mediat, e jo nga institucionet, dhe se në këtë proces thotë se ka pasur shkelje të shumta.

“Për neve Astriti ende është në burg, sepse shteti asnjëherë s’na ka dërguar një shkresë zyrtare se ai ka vdekur. Pavarësisht se ne e dimë çfarë ka ndodhur”, ka thënë Dehari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat