Petroviq – zv/ministrit shqiptar: Je avokat i Listës Serbe? Duket se më shumë e doni Beogradin se Kosovën

Aktuale

Petroviq – zv/ministrit shqiptar: Je avokat i Listës Serbe? Duket se më shumë e doni Beogradin se Kosovën

Më: 18 tetor 2019 Në ora: 21:41
Sllobodan Petroviq dhe Milazim Gashi

Kryetari i SLS’së, Sllobodan Petroviq sonte në Debat Plus thotë se votat e tij janë vjedhur nga Lista Serbe.

Menjëherë ka reaguar Milazim Gashi, zëvendësminister për Komunitete dhe Kthim, duke i thënë se s’janë aktiv si parti, duke argumentuar punën e Listës Serbe.

Petroviq ia ktheu: Duket më shumë se ju e doni Beogradin se Kosovën. E konfirmoni të gjithën që atë e kanë bërë. Ju jeni bërë avokat i Listës Serbe, apo cfarë’’.

‘’S’ka vlerë për mua Lista Serbe, na vec duhet me trajtu si subjekt politik në Kosovë’’, u përgjigj Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat