Abazi: Qeverisja VV-LDK mund të bëhet model për gjithë Ballkanin

Aktuale

Abazi: Qeverisja VV-LDK mund të bëhet model për gjithë Ballkanin

Nga: A.M. Më: 19 tetor 2019 Në ora: 09:59
Haki Abazi

Kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka komentuar dështimin e Shqipërisë për të filluar negociatat për tu bërë pjesë e BE-së.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka ritheksuar se “largimi i Ditmir Bushatit nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe përzirja me përkrahje për skenaret e ndarjes së Kosovës, ka qenë puthje më vdekjen për qeverinë e Shqipërisë”.

Gjithashtu, ai ka shkruar se qeverisja VV-LDK mund të bëhet model për gjithë Ballkanin!

Postimi i plotë:

Shqipëria po paguan çmimin e gabimeve të bëra në formatin dhe konceptet qeverisëse. E kam thënë disa herë që largimi i Ditmir Bushatit nga pozita e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe përzirja me përkrahje për skenaret e ndarjes së Kosovës, ka qenë puthje më vdekjen për qeverinë e Shqipërisë.

Pasojat e kësaj mendësie të minilojrave dhe minishengenve janë evidente dhe prodhojnë minirezultate.

Por, nuk ka kohë për të pritur dhe ka nevojë urgjente që vullneti i shprehur me votë me 6 Tetor të zëvendësoj mini mendimet e veprimet me vizion të ri qeverisës LVV- LDK, që mund lehtë të bëhet model për gjithë ballkanin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat