Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 20 vjetorin e vdekjes së rektorit të Universitetit të Prishtinës, Ejup Statovci, me konsideratën më të lartë e ka kujtuar rektorin Statovci si profesor, pedagog dhe drejtues i Universitetit të Prishtinës në kohët më të vështira të mbijetesës sonë kombëtare dhe politike në fund të shekullit njëzet.
“Kujtimi për të është i përjetshëm”, ka shkruar ai.