Njeriu i rekordeve: Ja sa vota mori Albin Kurti dhe sa është para Vjosa Osmanit

Aktuale

Njeriu i rekordeve: Ja sa vota mori Albin Kurti dhe sa është para Vjosa Osmanit

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2019 Në ora: 12:46
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën në Kosovë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thyer rekord me vota.

Sipas burimeve të gazetës “Bota sot”, Kurti në këto zgjedhje ka marrë rreth 185 mijë vota, apo 20 mijë më shumë sesa kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani.

Osmani në këto zgjedhje ka marrë rreth 165 mijë vota.

Nga rezultatet preliminare në Kosovë, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 203 mijë vota, kurse LDK-ja 197 mijë vota.

Këto shifra janë pa votat e diasporës, por edhe pa ndryshime të cilat tash po bëhen me rinumërimin e votave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat