Përkujtohet rektori Ejup Statovci në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta

Aktuale

Përkujtohet rektori Ejup Statovci në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 13:19
Ora perkujtimore

(E plotësuar) - Në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, është përkujtuar sot rektori i Universitetit të Prishtinës, profesor Ejup Statovci. Në një orë përkujtimore, të organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Prishtinës, u tha se Statovci vazhdon të mbetët shembull për secilën gjeneratë, për shkak të angazhimit të tij për arsimim shqip dhe liri e pavarësi të Kosovës.

Ejup Statovci, rektori që udhëhoqi Universitetin e Prishtinës në një periudhë mjaft të vështirë për Kosovën, u përkujtua sot si një intelektual me angazhim të vazhdueshëm për Universitetin e Prishtinës dhe lirinë e shqiptarëve.

Në orën përkujtimore të organizuar nga Parlamenti i Studentëve të Prishtinës, profesori  Avdullah Aliu, bashkëpunëtor i rektorit Statovcit, tha se miku i tij u angazhua edhe për aktivitete që kishin qëllim barazinë.

Sipas tij, profesor Statovci, me rolin e tij në Universitetin e Prishtinës dhe punën e tij të vazhdueshme shënoi histori.

Ai tha se Statovci mori përgjegjësi për fillimin e punës së procesit mësimor në kushte të jashtëzakonshme, duke pranuar postin e rektorit në vitin 1991 deri më 97, duke qëndruar në krye të universitetit në kohën më të vështirë për të dhe për Kosovën.

Aliu: Profesor Statovci u angazhua në aktivitete që kishin për qëllim lirinë dhe pavarësinë e Kosovës

“Profesor Statovci në mënyrë të shkëlqyeshme hyri në botën e ndërlikuar të drejtësisë, e adhuronte punën shkencore duke zbuluar të gjitha fshehtësitë e saj, optimizmi dhe entuziazmi i tij për punë shkencore dhe kombëtare ishin prezent deri në momentin e fundit të jetës së tij. Krijimtaria profesionale e shkencore e tij ka një kontinuitet dhe nuk ndryshoi pamarrë parasysh ndërlikimet politike, profesor Statovci si një profesor i njohur në lëminë e tij, kontribuoi edhe në afirmimin e kuadrove të reja duke u ndihmuar në studimet post-diplomike dhe në doktoratë. Profesor Statovci, si shkrimtar dhe pedagog, përveç në punën shkencore e mësimore u angazhua edhe në aktivitete që kishin për qëllim barazinë, lirinë e shqiptarëve dhe Pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Aliu tha se profesor Statovci i ka kryer çdoherë me përgjegjësi obligimet e tij, ani pse ka kaluar nëpër shumë sfida për shkak të punës nën okupim të Serbisë.

E Myrvete Badivuku, prorektor në Universitetin e Prishtinës, tha se profesor Statovci mbetët shembull për te gjithë.

Badivuku: Profesor Statovi u printe ndryshimeve më të nevojshme për vendin

“Figura si profesor Statovci janë nga ato për të cilat historia ruan faqe të veçanta, nderi për to. Për të gjithë ata që patën rastin ta njohin profesorin Statovci, ai paraqiste figurën e një intelektuali i cili jo vetëm që ndante dijen e tij për studentët por ishte pranë atyre, ishte pranë universitetit dhe gjithë popullatës, duke i prirë kështu ndryshimeve me të nevojshme dhe më pozitive që ndodhën në vendin tonë, pikërisht në kohërat më të vështira”, tha ajo.

Ai përmendi thënien e Statovcit: “Universiteti është me studentët dhe studentët janë të universitetit”, për të cilën tha se frymon sot në ideologjinë e UP-së.

Pas orës përkujtimore, janë bërë edhe homazhe pranë varrit të profesor Ejup Statovcit në lagjen Velania në Prishtinë.

Rektori Statovci ishte pranë studentëve në kohërat më të vështira

Është përkujtuar sot në 20 vjetorin e ndarjes nga jeta, profesori dhe rektori i Universitetit të Prishtinës Ejup Statovci. Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka mbajtur orë përkujtimore kushtuar jetës dhe veprave të rektorit Statovci, ku është përmendur angazhimi i tij i vazhdueshëm për universitetin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Prorektor Luljeta Badivuku tha që edhe sot e kësaj dite, profesor Statovci mbetët shembull për te gjithë.

“Figura si rektori Statovci janë nga ato që historia ruan faqe të veçantë nderi për to. Të gjithë ata që e njohëm, ai paraqiste figurën e një intelektuali e ishte pranë universitetit, popullit dhe studenteve, duke iu prirë ndryshimeve më të nevojshme e pozitive në vend, në kohërat më të vështira”, tha ajo.

E profesori Avdullah Aliu, bashkëpunëtor i profesor Statovcit tha se ai u angazhua gjithmonë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Profesor Statovci në mënyrë të shkëlqyeshme hyri në botën e ndërlikuar të drejtësisë, adhuronte botën shkencore. Entuziasti i tij për punë shkencore dhe kombëtare ishin prezent tek ai deri në ditën e fundit të jetës së tij. Profesor Statovci kontribuoi edhe në afirmimin e kuadrove të reja. Ai u angazhua edhe në aktivitete që kishin për qëllim barazinë dhe lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha ai.

Pas orës përkujtimore, do të bëhen homazhe pranë varrit të profesor Statovcit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat