“Erdhi dita që Albini me pri dhe vendi ynë me lulëzu!”

Aktuale

“Erdhi dita që Albini me pri dhe vendi ynë me lulëzu!”

Nga: A.ZH Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:18
Albin Kurti dhe Getoar Mjeku

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet Getoar Mjeku, ka reaguar pas lajmit se Albin Kurtin, e kanë votuar 185 mijë veta në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka thënë se ka ardhë dita që kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër të prijë që të lulëzojë Kosova, përcjell Bota sot.

Postimi i Mjekut në Facebook:

Pas tubimit zgjedhor në Rahovec, unë e Yllza iu afruam kryeministrit për një selfi. Na doli pak me hije. Me fjalë të tjera, nuk pata fatin me shkrepë foton ma të mirë të kryendihmësit të popullit. Tani po e kuptoj se kam hy në gjynah me të gjithë ata që donin me u fotografu përkrah Albinit, por ngecën mes turmës dhe nuk ia dolën, ani pse Albini bën çmos me përshëndetë dhe me nderu secilin. 185 mijë veta kanë votu për këtë burrështetas në këto zgjedhje. Erdhi dita që Albini me pri dhe vendi ynë me lulëzu! #erdhidita #qeveriaKurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat