Fetah Rudi: Dora kriminale vrau Besim Dajakun e Bekim Kastratin dhe plagosi Gani Gecin

Aktuale

Fetah Rudi: Dora kriminale vrau Besim Dajakun e Bekim Kastratin dhe plagosi Gani Gecin

Nga: N.Sh Më: 19 tetor 2019 Në ora: 14:23
Fetah Rudi

Fetah Rudi ndaj të cilit është kryer një atentat por që fatmirësisht ka shpëtuar, kalkim  shkruar për atentatin e vrasjes së Besim Dajakut dhe Bekim Kastratit, ndërsa u plagos rëndë Gani Geci.

Rudi përmes një postimi në Facebook, thotë këta u vranë nga  dora kriminale.

Rudi i cili këtë legjislaturë do të jetë deputet i Kuvendit të Kosovës, pohon se, trimat e lirisë i kujton me epitetin më të lartë që u vranë nga bandat kriminale të cilat ishin kundër lirisë dhe institucioneve të Kosovës.

Postimi i plotë:

Sot me 19 tetor, behen 18 vite qe u vrane nga dora kriminale dy luftetare te lirise, Besim Dajaku truproje e Presidentit Rugova dhe Bekim Kastrati, gazetar i Bota Sot, dhe u plagos luftetari i lirise, Gani Geci.

Edhe sot familjaret, miqte dhe bashkeluftetaret i kujtojme me epitetin me te larte keta trima te lirise, qe u vrane nga bandat kriminale qe ishin kunder lirise, kunder instucioneve te Kosoves, dhe ishin kunder fjales se lire, e qe sot jane dhe udheheqin me institucionet e Republikes se Kosoves. Pa zbulimin e vrasjeve politike gjate luftes e pas luftes, liria e Kosoves eshte e manget!

Lavdi jetes dhe vepres se Besimit dhe Bekimit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat