Sherifi: Nisma është dëmtuar për 131 vota në 6 vendvotime

Aktuale

Sherifi: Nisma është dëmtuar për 131 vota në 6 vendvotime

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 15:47
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi nga Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për media para gazetarëve ku ka shpalosur sipas tij të gjeturat që kësaj partie i janë vjedhur votat në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai ka treguar se si në gjashtë vendvotime për Nismën në formular janë regjistruar zero vota, ndërkaq pas rinumërimit në këto kuti kanë dalë 131 vota në total.

“Nuk bëhet fjalë për gabime, sepse mund të vidhet një apo me shumë, ndërkaq këtu behet fjalë për vjedhje manufakturale te votave”.

“Këtu është vullneti i disa komisionerëve dhe fatkeqësisht edhe nga tanët që kanë bashkëpunuar. Pra nuk bëhet fjalë për gabim por për vullnetin që të dëmtohet Nisma”.

“Do e përsërisim kërkesën tonë për rinumërim të tërësishëm. Nga rinumërimi nuk dëmtohet askush. Të mos mbetet vota në disa vende ku e ka dërguar vullneti i disa komisionerëve, por ajo e vullnetit te qytetarëve të Kosovës”.

“Procesi i numërimit dhe i bartjes është komprometuar dhe le t’i bëjmë vendit shërbim përmes rinumërimit në Qendrën e Numërimit”, u shpreh Sherifi.

Ai po ashtu bëri të ditur se Nisma është duket përgatitur dhjetëra ankesa nga kandidatet e kësaj partie dhe se kërkojnë që të del e vërteta në shesh për cilëndo parti dhe kandidat, duke shtuar se nuk duan asgjë më shumë pos asaj që i kanë dhënë qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat