Vendet e Quintit informohen për zgjedhjet e 6 tetorit

Aktuale

Vendet e Quintit informohen për zgjedhjet e 6 tetorit

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 16:50
Vendet e Quintit informohen për zgjedhjet e 6 tetorit

Me ftesë të delegacioneve të shteteve të Quintit, ShBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Austrisë, kryetarja e KQZ-së Valdete Daka dhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu informuan pjesëmarrësit e shteteve anëtare të OSBE-së lidhur me procesin zgjedhor të 6 tetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve npërmejt një komunikate thotë se u përgëzua për administrim shumë të mirë të zgjedhjeve si dhe u konkludua se ky sukses i Kosovës për proceset zgjedhore është një shembull në rajon.

“Kryetarja Daka falënderoi OSBE-në për përkrahjen e vazhdueshme si dhe shtetet e Quintit dhe Austrinë gjitashtu për përkrahjen dhe organizimin e këtij takimi”, thuhet në komunikatën KQZ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat