Bilall Sherifi publikon dokumentet: “Nga 7 vendvotime NISMËS i janë vjedhur 131 vota”

Aktuale

Bilall Sherifi publikon dokumentet: “Nga 7 vendvotime NISMËS i janë vjedhur 131 vota”

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:20
Bilall Sherifi

Bilall Sherifi, nga partia Nisma Socialdemokrate e cila ishte në koalicion me AKR-në dhe PD-në, ka publikuar dokumentet nga 7 vendvodime, ku shihet se pas rinumërimit këtij koalicioni ka dal që i ka pas 131 vota më pak se sa realet.

Kështu, këtë punë, Sherifi e ka quajtur vjedhje manifakturale të vullnetit të qytetarëve, duke kërkuar rinumërim të të gjitha kutive.

“Në bazë të të dhënave nga Qendra e Rinumërimit del se vetëm nga 7 vendvotime NISMËS Socialdemokrate i janë vjedhur 131 vota! E vërteta e plotë e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës është në kutitë e votimit dhe askush nuk ka të drejtë të mbyllë sytë përballë përdhosjes që i është bërë këtij vullneti. Rinumërimi i të gjitha kutive është domosdoshmëri për të hequr çdo dilemë dhe në të mirë të demokratizimit të vendit tonë!”, ka thënë Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat