Gjahu i Speciales kap mbi 1 mijë persona

Aktuale

Gjahu i Speciales kap mbi 1 mijë persona

Më: 19 tetor 2019 Në ora: 18:42
Gjykata Speciale

Që nga dita e premte në Kosovë kanë ardhur mbi 20 ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së të cilët janë ftuar për t’u intervistuar.

Edhe pse ka 1 vit e gjysmë që kur kjo gjykatë ka nisur të intervistoj të dyshuarit dhe dëshmitarët, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë.

Për këtë Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagë,Christopher Bennett ka thënë se puna është duke vazhduar dhe se nuk mund të flasin për afate kohore se kur mund të ndodhë ngritja e aktakuzave.

Ndërsa, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, tha se  në fund të këtij muaji mund të ngritën aktakuzat e para pasi ato tanimë janë në përfundim.

Lajmi ka kontaktuar sot me njërin nga avokatët e Speciales, Tomë Gashin i cili deklaroi se publikimi i aktakuzave të para është vetëm çështje javësh.

“Vetëm Zyra e Prokurorit Special është insitucioni i vetëm i cili mund ta dijë saktëisht a janë ngritur aktakuzat në Gjykatën Speciale në Hagë apo jo deri më tani. Duke pas parasysh që në bazë të dispozitave ligjore as zyra e Prokurorit Special e as Gjykata Speciale nuk e ka obligim ligjor që t’i bëj publike ngritjen e akakuzave të para besoj se kjo mbetet edhe për një kohë çështje e Speciales në Hagë”, ka thënë Gashi.

Ai ka theksuar se deri më tani janë intervistuar më shumë se 100 persona si të dyshuar dhe mbi 800 dëshimtarë.

“Normalisht se aktakuza do ketë dhe nuk do vonohen paskajshmërisht pasi që tani kemi tri vite prej formimit të Speciales dhe kemi më tepër se një vit e gjysmë që ajo është funksionale në tërësi me gjithë infrastrukturën ligjore. E dimë që më tepër se 100 persona janë ftuar deri më tani dhe janë marrë në pyetje në cilësinë e të dyshuarve ndërsa mbi 800 dëshimtarë deri më tani janë marrë në pyetje nga Specialja. Kështu që është vetëm çështje e javëve kur do të bëhen publike aktakzuat e para, diçka tjetër mund të jetë spekulim sepse informata të sakta askush nuk ka”, ka deklaruar avokati.

Sipas tij, destabilizim në Kosovë nuk mund të ketë edhe nëse fillojnë arrestimet.

“Absolutisht nuk do të ketë, Specialja nuk ka kurrfarë lidhshmërie me politikën në Kosovë sigurisht mund të keë protesta të vogla por jo destabilizim. Opinioni kosovar është përgatitur me vite të tëra për fillimin e punës së Speciales dhe kushdo që arrestohet mund të ketë vetëm shprehje të mllefit të grupacioneve të vogla por në asnjë variant nuk do të ketë destibalizim. Ata që propagandojnë që mund të ketë destabilizim janë të njëjtit që kanë qenë më të zëshmit për formimin e Speciales kështu që nuk ka kurfarë rreziku. Nëse Specialja deri më tani ka arritur deri në piedestalin më të lartë unë besoj se kjo çështje është vetëm një kërcënim pa kurfarë realiteti”.

Gashi ka theksuar se nëse persona ose grupacione të caktuara tentojnë ta destabilizojnë situatën, do ta bëjnë një gjë të tillë për shkak se tani Albin Kurti do të jetë kryeministër dhe për interesa të tyre personale mund të shkaktojnë trazira.

Mbrëmë media raportoi se Specialja e ka publikuar listën e plotë të avokatëve të akredituar të viktimave dhe të akuzuarve në proceset gjyqësore.

Lista përmban rreth 164 emra të avokatëve nga Kosova, Serbia, Malajzia, Holanda, Ukraina, SHBA-të, Italia, Sllovenia, Zelanda e Re e Hungaria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat